Mançester Junajtid kërkonte prej kohësh shërbimet e yllit të Bordosë, Malkom. Mesfushori brazilian pritej të transferohej drejt “Djajve të kuq”, por tekniku Murinjo është fokusuar tek lojtarë të tjerë, duke tërhequr mbrapsht ofertën drejt klubit francez.

Nga kjo situatë pritet të përfitojë ekipi londinez i Arsenalit. Tekniku Venger ka transferuar edhe më parë lojtarë nga kampionatin francez dhe Malkom mund të jetë lojtari i radhës që do të veshë fanellën e “Topçinjve”.

Malkom vlerësohet 45 milionë paundë nga klubi francez dhe Arsenali është gati të paguajë për të siguruar shërbimet e tij. Me largimin e Sançez, Malkom do të ishte zëvendësuesi ideal i tij.

 

Share: