Mançester Junajtid ka filluar të mendojë që tani për merkaton e verës. “Djajtë e kuq” janë shumë pranë akordit me talentin e Ajaksit, Klajvert. Përveç 18-vjeçari holandez, Junajtid është në bisedime edhe me mesfushorin e Monakos, Fabinjo. Shtatlarti brazilian është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek klubi francez, i cili nuk preferon ta lërë të lirë mesfushorin.

Për Fabinjon, Junajtid është gati të paguajë plot 44 milionë paundë dhe transferimi i tij mund të kryhet gjatë verës. Në rast largimi të Fabinjos, ai do të bëhet një tjetër i larguar. Nga Monako janë larguar Bernardo Silva, Mendi dhe Mbape, por dhe Lemar pritet të lërë Francën për të kaluar në Premier Ligë.

 

Share: