Janë luajtur edhe ndeshjet e kthimit për raundin e 1/16 në Ligën e Europës ku nuk kanë munguër surprizat e mëdha. Roma është eleminuar nga ky kompeticion, teksa nuk arriti të përmbysë rezultatin e humbjes së parë në Francë ku u mposht me shifrat 4-2. Ndeshja në “Olimpiko” përfundoi me shifrat 2-1 duke lënë jashtë tashmë ekipin e Spaletit.

Ndërkohë Mançester Junajtid nuk ka falur në ndeshjen e saj, teksa mposhti Rostovin 1-0 në ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes së parë në Rusi që u mbyll me rezultatin 1-1, në “Old Traford” ekipi i Hoze Murinjos fitoi falë një goli të Huan Matës në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i prerë një “biletë” Junajtid për në çerekfinale.

Ja rezultatet e plota në Ligën e Europës

img_6171

Share: