Mançester Junajtid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë për 1/16 e Ligës së Europës. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo barazoi në transfertën e vështirë të Rostovit, teksa nuk arriti të administrojë rezultatin për të mbyllur llogaritë e kualifikimit qysh në këtë ndeshje të parë 
 
Edhe pse “djajtë e kuq” kaluan të parët në avantazh, sërish ekipi rus rezultoi një “kockë e fortë” duke arritur të barazojë rezultatin.  
 
Mikhitarjan në minutën e 35′ hapi serinë e golave për këtë ndeshje, teksa në mintuën e 53′ Bukarov barazoi gjithçka duke bërë që kualifikimi tashmë të vendoset në “Old Traford”  

Share: