Mançester Junajtid kërkon të përforcohet sa më shumë në merkaton e janarit, në mënyrë që të luftojë deri në fund për luftën e titullit kampion. Murinjo kërkon një mesfushor qendre dhe një sulmues krahu. Dihet tashmë se tekniku portugez ka shfaqur interes për Zhao Marion të Interit, por tashmë ka gjetur dhe sulmuesin që kërkonte.

Ai është Kristian Pulisiç i Dortmundit. Talenti amerikan është një nga lojtarët më premtues në Evropë. Ai po kalon një sezon fantastik tek Borusia e Dortmundit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha evropiane.

Mançester Junajtid është gati të paguajë shifra të çmendura për amerikanin në janar, pasi Murinjo kërkon me çdo kusht shërbimet e tij.

Share: