Mançester Junajtid e ka nisur mjaft mbarë sezonin e ri pasi ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Uest Hemin.

Serinë e golave e ka hapur blerja me e shtrenjtë e kësaj verë për djajtë e kuq, Romelu Lukaku i cili ka shënuar një dopietë dhe e ka nisur mjaft mbarë eksperiencen e re me ekipin e ri në kampionatin anglez. Sulmuesi belg që i kushtoi Junajtedit plot 90 milionë euro ka shënuar nga një gol për çdo pjesë, të parin në minutën 33 ndërsa të dytin në të 53.

Kur mendohej se ndeshja po mbyllej me këtë rezultat kanë ardhur edhe dy gola në minutat e fundit, me shënues Marsial dhe  Pogba.

Ekipi i Murinjos e ka dominuar ndeshjen gjatë gjithë lojën dhe merr kryesimin e renditjes së kampionatin anglez pasi ka shënuar fitoren më të thellë të javës së parë.

screenshot_2017-08-13-18-53-11-1

Share: