Nuk ka surpriza në ndeshet e kthimit në Europa League, teksa finalja do të diskutohet mes Mançester Junajtid dhe Ajaksit. Të dyja skuadrat u kualifikuan për në finalen e madhe, teksa u ndihmuan jashtëzakonisht shumë nga fitoret në ndeshjet e para.

Ndeshjet e kthimit përfunduan mes drithërimash, teksa Mançester Junajtid barazoi me Selta Vigon në shtëpi 1-1, por falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë arrin të kualifikohet për në finale duke synuar tashkë trofeun.

Ndërkohë, edhe Ajaksi u kualifikua me drithërima për në finale teksa pas fitores 4-1 në shtëpi u mposht 3-1 në ndeshjen e kthimit nga Lioni. Ky rezultatet e dërgon ekipin legjendar holandez në finalen e Europa League ku tani do të përballet me Junajtidin e drejtuar nga Murinjo.

Fituesja e këtij turneu do të kualifikohet direkt për në Ligën e Kampionëve.

Share: