Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin e dhënë për TVSH, u shpreh se për të kuqtë nuk ishte e lehtë, pasi korçarët i vendosën në vështirësi.

“Gjetëm një skuadër luftarake, në formë, na vendosi në vështirësi. Mëkat se ishte një ndeshje e bukur. Kishte naivitet nga ana jonë, kemi bërë disa gabime, komplimente Skënderbeut”.

“Kemi bërë shumë punë, shpesh edhe gjen ekipet të ndryshme që të vendosin në vështirësi. Po mundohemi të gjejmë rrugën tonë, po mundohemi të bëjmë gjërat nga e para. Nuk është e lehtë të nisësh një projekt të ri, është më mirë kur të ndihmojnë rezultatet”.

“Sigurisht, do të ishte më mirë nga pikëpamja e punës fizike që kemi bërë gjatë fazës përgatitore. Kam parë edhe gjëra të mira, duhet durim. Po punojmë në një projekt të ri, po i përballojmë në mënyrën më të mirë, por jemi përballur me skuadra të mëdha”.

“Nuk duam të gabojmë asnjëherë, është logjike që skuadra duhet të ketë besim. Rezultati i sotëm është i çuditshëm, pasi në momentin kur ishim më mirë, ndoshta po bënin fazën më të mirë të lojës, pësuam këtë gol që nuk është në natyrën tonë. Eshtë mëkat, punohet, duhet të besosh te çfarë ke bërë dhe djemtë duhet të gjejnë kondicionin më të mirë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Partizanit, Mark Juliano.

Share: