Partizani në katër javët e para nuk ka mundur të shënojë dot asnjë gol dhe momentalisht të kuqtë ndodhen në vend të fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Sot ata përballen me Teutën, skuadër që kërkon me ngulm kupat e Europës, ndaj do të jetë një mision i vështirë për të fituar. Të gjithë i kanë sytë nga Xhevahir Sukaj, prej të cilit pritet gol, por më e rëndësishme është fitorja. Një humbje tjetër, për trajnerin Mark Juliano do ishte fatale.

Edhe për Kukësin nuk shihet zgjidhje tjetër veç fitores në Lushnje. Presidenti Gjici ka kërkuar tre fitore radhazi dhe misioni nis nga kjo transfertë. Nëse nuk merren tre pikët, atëherë nuk do të mungonin as masat.

Share: