26 prilli i vitit 1998 nuk harrohet kurrë në kampin zikaltër të Milanos. Luhej sfida e titullit, Juventus-Inter dhe ish-trajneri i Partizanit, Mark Juliano ndalonte Ronaldon brenda zonës, por arbitri nuk akordoi penallti. Juventus nis aksionin nën protestat e interistëve dhe… penallti për Juventusin. Interi humbiste titullin nga ky episod dhe urrejtja mes dy ekipeve arriti kulmin.

Mark Juliano i kthehet për të disatën herë atij episodi, që vazhdon e komentohet edhe sot pas 20 vitesh. Në një prononcim për “La Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi juventin flet për kontaktin me Ronaldon.

Nuk e di çfarë do të ndodhte, nëse do të ekzistonte VAR-i. Aksioni është i dyshimtë dhe nuk jam i qartë se çdo të ndodhte. Ama mos harroni asnjëherë se VAR varet nga njerëzit dhe kjo gjë shihet edhe sot. Ai episod ka shkaktuar debate të forta në mediat italiane, madje edhe në parlament, duke rrezikuar një krizë institucionale në krye të Federatës. Kam hyrë në histori me atë episod(qesh)”.

 

Share: