Në një moment të zi për futbollin shqiptar, ku dhuna e parë në Përmet ka tronditur të gjithë, klubi i Maliqit mendon për diçka ndryshe, jashtë futbollit, sepse është solidarizuar dhe ka bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në një koncert bamirësie, për të ndihmuar një 16-vjeçar të pafat, i cili po kurohet në Selanik për një sëmundje të rëndë.

Një iniciativë për t’u duartrokitur ajo e klubit të Kategorisë së Dytë, që tregon se sporti nuk është vetëm dhunë dhe fitore ose luftë.

Share: