Lorenc Jemini është tërhequr nga profesioni i arbitrimit. 43-vjeçari nga Erseka, tani merret me moviolën në një nga emisionet sportive.

Në një intervistë për “EDS” arbitri tregon për lojtarët që e nervozonin më shumë.

“Të jem i sinqertë, kam patur marrëdhënie shumë të mira me futbollistët. Madje, shumë prej tyre më kanë dërguar mesazh dhe më kanë pyetur pasi nuk e besonin që po e lija arbitrimin. Mund të përmend disa emra, Bekim Kuli, Sajmir Patushi, Arlind Nora para shumë vitesh.

Për periudhën e fundit mund të them, Kalari dhe Vangjeli” mbyll ish-arbitri me një eksperiencë të madhe, Lorenc Jemini

 

 

Share: