Jashanica pranon diferencën me Partizanin e Beogradit, teksa në deklaratën e tij në “Supersport” u shpreh se në këto lloj ndeshjesh ndonjëherë nuk mjafton të japësh edhe më të mirën.

“Partizani ka ekip të mirë. Rrezikuam, ndaj ekipeve kaq të forta duhet të kishim më kujdes, mos ta kthenim topin aq mbrapa. Partizani ka ekip të fortë. Bëmë më të mirën, por nganjëherë nuk mjafton as maksimumi”.

“Kemi punuar gjatë javës të shkojmë në sulm me 3-4 lojtarë, por këtë nuk ta lejon kundërshtari. Duhet të sulmonim më shumë”.

“Çdo lojtar dëshiron të shënojë, sot nuk e bëra unë as shokët. Na mungoi edhe fati në ato pak raste që kishim”.

“Goli i parë, barrikada duhet të kërcente? Nëse do kërcenim do e fuste poshtë, ishte e momentit. Vendosëm të mos kërcenim dhe ai shënoi”.

Share: