Në verë u shit Liridon Latifi te Pushkash Akademi, ndërkohë që në Korçë po përgatisin të tjera lëvizje, që mund të konkretizohen që këtë muaj.

Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga janë futbollistët që kanë oferta të rëndësishme dhe klubi po punon që t’i shesë.

Belgjika dhe Rusia janë destinacionet. Për Nimagën mund të mbyllet marrëveshja me Akhmat Grozni, skuadrën e Roshit, Balajt dhe Berishës.

Operacioni i këtij transferimi kap vlerën e 300 – 400 mijë dollarëve shkruan Panorama Sport. Për Jashanicën kërkohet më shumë, të paktën 500 mijë euro.

Gent në Belgjikë ka kërkuar informacion për qendërmbrojtësin e Skënderbeut. Po nga ky kampionat është edhe një tjetër klub që do shërbimet e Jashanicës.

 

Share: