Është momenti i artë i Izmir Smajlajt. Atleti shqiptar që po nderon në arenën ndërkombëtare, me paraqitjet e shkëlqyera në kërcim së gjati

Pas asaj medalje të artë të fituar në Beograd për Kampionatin Ballkanik të Atletikës në sallat e mbyllura, Izmir Smajlaj është rikthyer sërish në kryeqytetin serb dhe sot ka siguruar finalen e Kampionatit Europian të Sallave të mbyllura, duke u renditur i treti në baterinë kualifikuese të hedhjes së gjati. 7.98 metra është hedhja e regjistruar nga 23-vjeçari, i cili renditet i treti në baterinë kualifikuese duke prerë biletën e fazës finale.

Smajlaj arriti të përsërisë veten në rezultat, duke bërë të njëjtin rezultat ashtu si më 25 shkurt, duke barazuar kështu rekordin Kombëtar të Shqipërisë, i cili u vendos po prej tij në Beograd.

 

Share: