Ivan Balliu vijon të shkëlqejë në Francë. Mbrojtësi shqiptar po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e djeshme ka qenë protagonist në barazimin që skuadra e tij Metz mori ndaj Kanës me rezultatin 2-2

Balliu dha dy asistet për golat që u shënuan nga ekipi i tij, teksa mori mjaft lëvdata pas ndeshjes nga mediat franceze. Jo më kot prestigjozja “L’Equipe” e përfshiu në formacionin e javës mbrojtësin shqiptar përkrah lojtarëve më të mirë të javës që sapo lamë pas.

Ivan Balliu gjithashtu është duke u monitoruar nga ana e Xhani De Biazit dhe për të është gati ftesa për në Kombëtaren e Shqipërisë pasi është e ardhmja e mbrojtjes kuqezi.

Share: