Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshje Itali – Shqipëri, trajneri Xhakomo Ventura ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje. Numri një I pankinës “axurre” ka thërritur lojtarët më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion, teksa bie në sy portieri 19 veçar I Spalit, Aleks Meret. Nuk do të ketë asnjë mungesë kryesore për Italinë, që ndaj Shqipërisë së De Biazit luan vetëm për fitore në sfidën që do të zhvillohet në Palermo.

Ja lista e Italisë

Portierët – Xhanluixhi Buffon (Juventus), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Alex Meret (Spal);

Mbrojtësit – Davide Astori , Andrea Barzajli, Leonardo Bonuçi, Mateo Darmian, Danilo D’Ambrosio , Matia De Shiljo, Alesio Romanjoli, Daniele Rugani, Leonardo Spinazola (Atalanta), Davide Zapakosta (Torino);

Mesfushorët – Daniele De Rosi , Roberto Gagliardini, Marco Parolo, Marko Verrati, Federiko Bernardeski, Antonio Kandreva, Lorenzo Insinje, Nikola Sansone

Sulmuesit – Andrea Beloti, Eder, Manolo Gabiadini, Çiro Imobile

Share: