Rei Manaj do hapësira të luajë. Në verë ishin disa klubet që e kërkuan në Serinë B, me Karpin që u përfol më shumë. Në mediat italiane emri i tij u lidh edhe me klube të Serisë A, por në fund u huazua në Spanjë, aty ku po luan me Granadën.

Me spanjollët sulmuesi është aktivizuar në tetë ndeshje si zëvendësues dhe ka shënuar vetëm një gol dhe rikthimi në Itali ka nisur të përflitet që tani.

Parma është klubi i interesuar për Manajn dhe sulmuesi nuk do të ishte kundër një lëvizjeje dhe me siguri menaxheri i tij ka nisur të lëvizë “gurët” për të sistemuar futbollistin e tij, që në këtë moshë e ka të nevojshme të luajë sa më shumë.

 

Tags:
Share: