Pasi arriti që në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar të thirrej nga trajneri i  Kievos dhe pas fazës së shkëlqyer që po zhvillon tani me ekipin  e parë ku edhe para disa ditësh arriti të shënoj gol ndaj Mançester Sitit, Andrea Isufaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste me italianët.

18 vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe pritet që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira për të treguar talentin e tij dhe do të jetë një vlerë e shtuar në sulmin e Kievos.

 

Sulmuesi shqiptar arriti që të shkëlqente në ekipin e të rinjëve prandaj ka marrë edhe besimin e drejtuesve të Kievos.

Share: