Lapidar Lladrovci do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Trepça ’89. Mbrojtësi që ka qenë edhe pjesë e Kukësit në Shqipëri sezonin e kaluar, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht me ekipin nga Mitrovica.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë faqa zyrtare e klubit të Trepça ’89 në “facebook”, ku ishte presidenti I skuadrës ai që kishte zyrtarizuar këtë gjë.

Lladrovci deri në pjesëne parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e skuadrës së Besës, ku nuk ka luajtur thuajse fare kjo edhe për shkak dëmtimesh.

Kujtojmë që mbrojtësi në vendin tonë ka fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë teksa ishte pjesë e Kukësit.

Share: