U luajt sot java e tretë në Serinë B italiane dhe vetëm dy futbollistë shqiptarë ishin titullarë me ekipet e tyre, por në fund dolën të mposhtur.

Kështu, Migjen Basha me Barin e tij u mposhtën në shtëpi nga Venecia e drejtuar prej Pipo Inzagit. Mesfushori i Kombëtares u aktivizua për 90 minuta me ekipin e tij.

Armando Vajushi dhe Samir Ujkani kishin një derbi mes tyre dhe ishte portieri i Kosovës që triumfoi në fund. Mesfushori shkodran e nisi nga stoli, për të hyrë në lojë në minutën e 53-të, kur rezultati ishte 0-2 për miqtë, por nuk mundi dot ta ndryshojë rrjedhën e lojës.

Në stol për 90 minuta Frederik Veseli. Empoli luante ndaj Palermos dhe mori një barazim në minutat shtesë, pas një penalltie të realizuar nga Kaputo. E gjithë ndeshja mbaroi 3-3.

Bari – Venecia 0-2
(Migjen Basha 90’)

Pro Verçeli – Kremoneze 1-4
(Vajushi hyn 53’ / Ujkani 90’)

Palermo – Empoli 3-3
(Veseli 90’ në stol)

Share: