Interi fillon rinovimet në skuadër dhe këtë gjë e bën nga stafi drejtues. Ditën e sotme drejtori sportiv i klubit zikaltër, Piero Auzilion ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2020 duke vijuar punën e tij në klubin aktual.

Prej kohësh pritej të vinte kjo gjë, por është zyrtarizuar vetëm ditën teksa drejtuesit e Suning i kanë bësuar sërish Auzilios për të vijuar planin për ndërtimin e një skuadre pretendente dhe të fortë në merkaton e verës.

Auzilio deri më tani ka bërë një punë të mirë, teksa rinovimi ka ardhur si shpërblim për këtë gjë. Tani kur sezoni i Interit është drejt një dështimi të mundshëm, e gjithë vëmëndja e presidencës është kthyer për në sezonin e ri ku do të kërkohen lojtarë cilësorë.

Share: