Interi e ka marrë seriozisht punën për të ndërtuar një ekip cilësor në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë premtuar se paratë nuk do të jenë më problem për skuadrën që ata financojnë, gjë e cila do të ndihmojë shumë në afrimin e lojtarëve.

Piero Auzilio ka “piketuar” menjëherë një sulmues si afrimin e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Patrik Shik, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Sampdorias në Serinë A.

Sulmuesi 21 vjeçar ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te skuadra xhenoveze, duke tërhequr menjëherë vëmëndjen e një ekipi si Interi. Për shërbimet e çekut, zikaltërit kanë gati plot 25 mln euro, shifër jo e vogël e cila nuk mund të refuzohet nga Sampdoria.

Share: