Angli / Premier Ligë

 

Bournemouth – Southampton

Bournemouth mposhti Leicester-in në mesjavë dhe vazhdon të tregojë se në fushën e vet nuk i druhet askujt, por jashtë fushe vazhdon të humbasë me lehtësi. Sot kjo skuadër kthehet në shtëpi dhe shpreson të rigjejë fitoren, kur të presë Southampton-in, që është pak a shumë në të njëjtat shina, sepse ka fituar vetëm një ndeshje jashtë fushe këtë sezon dhe shënon me shumë vështirësi, sidomos tani që është dëmtuar sulmuesi i fuqishëm Austin. Për sot Southampton nuk ka në dispozicion as mesfushorin e pezulluar Romeu (16/0), ndaj nuk do ta ketë të lehtë, në një sfidë ku barazimi e kënaq.
Parashikimi: 0-2 gola

 

Man City – Arsenal

Manchester City pret sot Arsenalin dhe që tani duket si një finale në garën për kreun, sepse barazimi vlen shumë pak, duke parë ritmin e frikshëm të Chelsea-t kryesues. Siti fitoi në mesjavë ndaj Watford-it, duke u zgjuar pas disa ndeshjesh jo të mira, ndaj ka rikuperuar terren ndaj Arsenal-it, që në mesjavë u mund nga Everton-i dhe ishte e vetmja nga 8 skuadrat e kreut që nuk fitoi, duke marrë një goditje të rëndë, që e detyron të luajë për fitore sot. Prej vitit 2014 Arsenali nuk ka humbur asnjëherë dy ndeshje rresht në kampionat dhe në 7 ndeshjet e fundit direkte nuk është mundur nga City, ndaj sot shpreson të marrë rezultat pozitiv, edhe pse “Qytetarët” kanë humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit shtëpiake dhe sot bast më i mirë duket ai “lart” me gola, pasi në 6 përballjet e fundit 5 herë ka pasur të paktën 3 gola për takim. Për sot City ka shumë probleme, sepse përveç mesfushorin Fernandinho dhe sulmuesit Aguero, të dy ende të pezulluar, është dëmtuar rëndë mesfushori Gundogan, ndërsa për miqtë mbeten jashtë mbrojtësi Mustafi dhe mesfushori Cazorla.

Parashikimi: Gol/gol

 

Tottenham – Burnley

Një ndeshje të lehtë në letër ka sot Tottenham-i, që pret Burnley-n dhe ka një shans të mirë për të marrë fitoren e dytë rresht, gjë që nuk e bën prej muajit tetor. Burnley ka një rendiment mediokër jashtë fushe, me vetëm një pikë në 7 ndeshjet e fundit, duke mos shënuar në 6 raste, ndaj sot jo vetëm fitorja vendase, por edhe shenja “jo/gol” kanë gjasa të mëdha të dalin në dritë.

Parashikimi: 1, jo/gol

 

Francë / Liga 1

 

Nice – Dijon

Nice mori një pikë të artë javën e shkuar në Paris, duke treguar nuk është rastësisht në krye në Ligën 1. Sot kjo skuadër shpreson të marrë një tjetër fitore të rëndësishme, kur të presë Dijon-in, që nuk fiton prej një muaji e gjysmë dhe jashtë fushe vuan shumë, ndaj sot zor se befason, pavarësisht se Nice ka probleme formacioni, sepse mbrojtësi Dalbert (15/0) dhe mesfushori Eysseric (14/1) janë të dëmtuar.

Parashikimi: 1

 

Marseille – Lille

Më në fund Marseille ka mësuar të fitojë edhe jashtë fushe dhe tashmë pret me moral të lartë ndeshjen e sotme kundër Lille-s, me synimin për të marrë fitoren e tretë rresht. Megjithatë, edhe miqtë janë në formë të shkëlqyer, me 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe një lojë shumë të mirë me trajnerin e përkohshëm Patrick Collot. Megjithatë, për sot Lille është “e gjymtuar”, sepse mungojnë mesfushorët Rony Lopes (10/3) e Mounir Obbaddi (5/0) dhe sulmuesi Nicolas de Préville (11/3).

Parashikimi: 1

 

Monaco – Lyon

Monaco luan një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme sot, kiur të presë Lyon-in, sepse tashmë e sheh qartësisht se PSG nuk është më i paprekshëm. Me 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit, Monaco është e dyta dhe sot shpreson të marrë një tjetër fitore, kur të ndeshet me Lyon-in. Edhe për miqtë është një ndeshje me rëndësi të veçantë, sepse synimi është vendi i tretë dhe sot ndalohet humbja. Edhe tradita i jep shpresë Lyon-it, që nuk është mundur në asnjë nga 5 përballjet e fundit me Monaco-në.

Parashikimi: 0-2 gola

 

Itali / Seria A

 

Sassuolo – Inter

I pari në fushë sot në Serinë A zbret Inter-i, që viziton Sassuolo-n, sfidë që duhet fituar me çdo kusht, për të shkurtuar sadopak distancën me skuadrat rivale për vendin e tretë. Interi nuk ka bërë përmirësime të mëdha edhe me ndërrimin e trajnerit, por ndeshja e sotme vjen në momentin e duhur, sepse Sassuolo ka mungesa pa fund dhe zor se befason sërish, pas 4 fitoresh rresht ndaj Inter-it. Për sot Sassuolo ka mungesa pa fund, sepse mungon për pezullim mbrojtësi Peluso (15/0) dhe janë 8 të dëmtuar që nuk do të jenë të gatshëm për sot, ndërsa Inter-i është pa mesfushorin e dëmtuar Medel.

Parashikimi: 2/3+

 

Chievo – Sampdoria

Chievo mori 3 pikë të arta javën e shkuar në Palermo dhe është rehatuar sërish në renditje, ndaj e pret me shumë qetësi ndeshjen e sotme kundër Sampdoria-s. Të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta, por Samp kërkon të reagojë, pasi humbjes kundër Lazio-s, që ndali një ecuri mjaft pozitive. Pa fitore prej 7 ndeshjesh jashtë fushe, Samp mjaftohet edhe me një X sot, rezultat që mund të kënaqë të gjithë.

Parashikimi: X

 

Napoli – Torino

Napoli shpartalloi Cagliari-n javën e shkuar dhe duket se po kap formën maksimale, duke qenë tashmë shumë pranë vendit të tretë në renditje. Sot skuadra e drejtuar nga Sarri pret Torino-n dhe shpreson të vazhdojë ngjitjen, edhe pse përballë ka një rival aspak të lehtë. Torino luajti shumë mirë javën e shkuar në derbi, por pësoi një humbje zhgënjyese në fundin e ndeshjes, ndaj shpreson që të rigjejë moral në prag të një transferte mjaft të vështirë. Në 27 ndeshjet e fundit shtëpiake Napoli ka humbur vetëm një herë dhe vështirë se ka surpriza edhe sot, në një sfidë që është fituar nga Napoli 6 herë në 7 përballjet e fundit. Një bast i mirë duket edhe ai për shumë gola, sepse 9 nga 11 ndeshjet e fundit të Torino-s kanë përfunduar 3+. Për sot Napoli është pa qendërmbrojtësin e dëmtuar Koulibaly (16/1), i cili bashkohet në infermieri me sulmuesin Milik, ndërsa Torino nuk ka mungesa.

Parashikimi: 1

 

Pescara – Bologna

Pescara në krizë tenton sot të marrë fitoren e parë sezonale në fushë, kur të presë Bologna-n. Edhe miqtë nuk po shkëlqejnë, por janë ende shumë larg zonës së ftohtë dhe sot kërkojnë një fitore që do të afronte mesin e qetë, përveçse do të fundoste një rival direkt. Për sot Pescara është pa mesfushorin e pezulluar Aquilani dhe pa sulmuesit e dëmtuar Bahebeck e Mitrita, ndërsa për miqtë mbetet jashtë sulmuesi i dëmtuar Verdi.

Parashikimi: gol/gol

 

Udinese – Crotone

Udinese mundi Atalanta-n javën e shkuar dhe mori fitoren e dytë rresht, duke konfirmuar se ka një skuadër tepër cilësore për të rrezikuar rënien, por nga ana tjetër nuk pretendon dot gjëra të mëdha. Sot Udinese shpreson të marrë fitoren e radhës, kur të presë Crotone-n, që javën e shkuar fitoi finalen e vogël kundër Pescara-s dhe tashmë shpreson të gjejë ndonjë rezultat pozitiv edhe jashtë fushe, sepse shanset për mbijetesë po shtohen. Për sot Udinese është pa mbrojtësin e pezulluar Danilo (16/2), ndërsa për miqtë është i pezulluar mesfushori Capezzi (13/0).

Parashikimi: 1

 

Genoa – Palermo

Genoa ia arriti të menaxhonte më mirë një orë lojë që luajti në mesjavë kundër Fiorentina-s, duke marrë 3 pikë të çmuara, që e kanë ngjitur në mesin e qetë dhe kanë konfirmuar se kjo skuadër në fushën e vet ka një rendiment fantastik. Sot Genoa luan sërish në shtëpi, këtë radhë kundër Palermo-s së dobët, që kalon nga humbja në humbje dhe duket e pashpresë.

Parashikimi: 1/3+

 

Lazio – Fiorentina

Lazio reagoi shkëlqyeshëm pas humbjes në derbi, sepse fitoi në Genova ndaj Sampdoria-s, duke u afruar ndjeshëm me vendin e tretë. Sot Lazio luan një finale në këtë aspekt, sepse pret Fiorentina-n, që mund të ishte pranë Lazio-s, nëse do ta shfrytëzonte më mirë ndeshjen e prapambetur në mesjavë, kundër Genoa-s. Gjithsesi, Fiore ka një skuadër cilësore, të aftë të befasojë kudo, ndaj sot gjithçka mund të ndodhë, edhe pse Lazio ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit. Për ndeshjen e sotme Lazio rikuperon portierin Marchetti, pro është i pezulluar mesfushori Parolo (16/1), ndërsa për miqtë është dëmtuar mbrojtësi Borja Valero (12/0) dhe janë të pezulluar mbrojtësi Salcedo (11/0) e mesfushori Badelj (15/1).

Parashikimi: 1

 

Share: