Edhe pse Stefano Pioli po merr rezultate të mira krye të Interit, sërish e ardhmja e tij te kjo skuadër mbetet udhëkryq. Kjo për faktin se drejtuesit e klubit zikaltër janë duke kërkuar një trajner të madh për t’I besuar atij ekipin dhe investimet kolosale që pritet të bëjnë. 
 
Emri  i lakuar mbetet ai I Antonio Kontes. Edhe pse trajneri italian është duke bërë një super sezon te Çelsi, sërish drejtuesit e Interit nuk heqin dorë prej tij. Konte deri tani i ka hedhur poshtë zërat për një kalim të mundshëm te Interi, por kompania “Suning” do të përdorë metodat e veta për ta bindur.  
 
Trajnerit do t’i ofrohet një pagë prej 15 mln eurosh sezon, një shifër goxha e lartë kjo, por gjithashtu do të ketë dispozicion plot 250 mln euro qysh vitin e parë për të bërë merkato.  
 
Edhe pse kjo ofertë duket tunduese, sërish Antonio Konte nuk ka kthyer një përgjigje direkte por është shprehur se ndihet i lumtur te Çelsi. 

Share: