Kjo fundjavë kishte 7 ekipe nga kampionatet kryesore europiane që ishin të pamposhtura. Valencia, PSG, Atletiko Madrid, Napoli, Mançester Siti, Barcelona dhe Interi.

Valencia njohi humbjen e parë kundër Getafes, ndërsa PSG-j u mposht nga modestët e Strasburgut. Ndyshe mund të themi për Napolin, e cila nuk e meritonte humbjen kundër Juventusit, por ishte një “ish” që i ndëshkoi, Higuain. Gjithsesi, humbja ngelet humbje dhe i vetmi ekip i pamposhtur në Itali ngelet Interi.

Të besuarit e Spaletit nuk dinë të ndalen këtë sezon. Ata morën fitoren e radhës në kampionat, 5-0 kundër Kievos dhe kjo fitore i ngjiti në krye të Serisë A. Perisiç dhe Ikardi po zhvillojnë sezonin më të mirë të tyre, pasi po shënojnë javë pas jave.

Nën urdhrat e Spaletit, Interi duket i rilindur dhe është pretend kryesor për fitimin e kapionatit. Interi është kthyer në ekipin me të cilin e gjithë Italia mund të krenohet.

Share: