Para se të fillojë afrimet në merkato, Interi është duke menduar për rinovimet e lojtarëve aktualë. Në radhë për të firmosur një kontratë të re me klubin zikaltër është Geri Medel, një nga lojtarët “kyç” të Interit në dy sezonet e fundit.

Palët kanë filluar negociatat prej kohësh dhe përfliet se kanë gjetur akordin mes tyre për vazhdimin e bashkëpunimit. “Pitbullit” Medel do t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2020, ku do të përfitojë edhe një rritje page.

Mesfushori kilien mund të mbulojë dy role në fushën e lojës, pasi mund luan edhe si mesfushor shkatërrues por në rast nevoje mund të kthehet edhe si qëndërmbrojtës.

Share: