Xhani Infantino ka mbajtur premtimin e tij për shtimin e skuadrave në kampionatin botëror. Është aprovuar në mënyrë përfundimtare projekti i kërkuar nga presidenti i FIFA-s që Botërori të jetë me 48 skuadra. Duke nisur nga Kupa e Botës 2026 do të vihet në zbatim ky projekt, ku natyrisht shtimi i skuadrave do të shtohem edhe emocionet.

Nga 13 skuadra që kishtenEuropa duke filluar nga 2026-ta, do të ketë 16 skuadra që do të marrin pjesë në Botëror dhe në këtë mënyrë rriten shanset e Shqipërisë për të siguruar një pjesmarrje historike në eventin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.

Ndërkohë, kontinenti që ka përfituar më shumë është Afrika që nga 5 skuadra që ka aktualisht në Botërorin me 48 skuadra do të ketë 9 përfaqësuese që do ta marrin pjesë. Amerika e Veriut, ajo Qëndrore dhe Karaibet do të kenë 6 vende, ashtu si Amerika e Jugut me Oqeaninë. Azia ndërkohë do të ketë, 8 vende që do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës.

Share: