Ka futboll që të premten në Shqipëri. E para dhe Superiorja kanë programuar ndeshjet e para, që janë kuotuar edhe në kompani të ndryshme bastesh.

Takimi i parë që luhet është ai mes Tiranës dhe Tomorit, në stadiumin “Selman Stërmasi” prej orës 14:00. Tirana kryesuese është favoritja për të triumfuar në këtë takim dhe “Lottosport” ka publikuar koeficientet e ndeshjes.

1.25 kuotohet fitorja e bardhebluve, ndërkohë që barazimi është vlerësuar me koeficientin 5.00 dhe fitorja e Tomorit 9.00, çka tregon më së miri se për beratasit shanset për rezultat pozitiv janë shumë të vogla.

Prej orës 18:00 nis edhe faza e tretë e Superiores. Skënderbeu pret Flamurtarin. Inate të vjetra titulli edhe në këtë ndeshje, sikurse ajo Tirana-Tomori që prej vitit 2001. Korçarët janë të parët në renditje me tetë pikë më shumë se vlonjatët.

Skënderbeu i Dajës është favorit dhe në këtë takim parashikohet që nuk do të ketë gola. Vlonjatët janë ekipi me mbrojtjen më të fortë, teksa kanë pësuar 11 gola në 18 ndeshje, ndërkohë që vendasit kanë sulmin më të mirë me 35 gola.

KOEFIÇIENTET E VENDOSUR NGA LOTTOSPORT

14:00 Tirana-Tomori
(1 – 1.25; X – 5.00; 2 – 9.00)

18:00 Skënderbeu-Flamurtari
(1 – 1.80; X – 3,30; 2 – 4.40; |3+| – 2.30; |0-2| – 1.55)

Share: