Iliria e Fushë-Krujës këtë sezon do të garojë në grupin B në Kategorinë e Parë, kjo që të mos jetë në një grup me Kastriotin, që financohet pjesërisht nga Bashkia Krujë.

FSHF vendosi t’i ndajë këto dy ekipe, sikurse bëri edhe me Besëlidhjen dhe Shënkollin. Drejtuesit e Ilirisë kanë bërë disa lëvizje në merkato gjatë kësaj verë, ku spikat rikthimi i Anton Lleshit, si dhe afrimi i sulmuesit Xhabrahimi nga Tërbuni. Në “Sport Ekspres” është publikuar lista e plotë e skuadrës së drejtuar nga Fatmir Sala.

Lista e Ilirisë : Redjon Baku, Eduin Ujka, Florian Ziri ?, Flogers Sala, Xhevahir Paplekaj, Xhorxhian Boçi, Hamit Voga ?, Rudolf Turkaj, Ledio Doçi, Donald Mëllugja, Mikelanxhelo Bardhi, Denis Kurti, Anton Lleshi, Albi Xhabrahimi, Kevi Berberi, Imer Zuna, Taulant Lama, Ernest Simo, Emanuel Dulo, Oltion Balluku, Xhuljan Ikonomi, Sajmir Gjokeja, Endri Gjergji, Beram Cani, Kiri Zira

Share: