Artan Mërgjyshi nuk do të jetë më trajner i Bylisit, gjë që ai e ka konfirmuar vetë në një deklaratë të dhënë për “Sport Ekspres”.

Ai është shprehur se e ka ndërprerë kontratën me marrëveshje dhe kjo për arsye familjare. Në vend të Mërgjyshit pritet të emërohet Marcelo Troisi, i cili në fillim të këtij sezoni drejtori skuadrën e Laçit deri në javën e pestë, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Kukësin.

Bylisi dje arriti të merrte tre pikë me Pogradecin dhe vijon të ruajë distancën prej dy pikësh me Lushnjen e vendit të parë dhe duket se skuadra që do kalojë në Superiore do të vendoset në sfidën e fundit në Lushnje.

Share: