Dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Skënderbeun u pranua nga administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ndërkohë që vetë numri një i klubit ka marrë masa për të parandaluar sjellje të tilla.

Për këtë ai ka vendosur që tribuna kryesore të mbyllet për tifozët dhe në të do të hyjnë vetëm femra dhe nxënës të gjimnazeve, pa bileta.

Për të gjithë sektorët e tjerë janë rikthyer biletat, ndërkohë që grupimi “Flota Kuqezi” ka njoftuar përmes faqes zyrtare se do të bojkotojë ndeshjen dhe së shpejti do dalë me një deklaratë.

Share: