E kërkoi edhe Parizani këtë vit, por Agim Ibraimi ka vendosur të kthehet në Slloveni. Futbollisti më i mirë i Maqedonisë për vitin 2012, Ibraimi rikthehet aty ku kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës, duke veshur fanellën e Mariborit, prej ku u largua pas një sherri të bujshëm me Zahoviçin.

29-vjeçari Ibraimi me Domzhalen ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa aty do të gjejë edhe Rubin Hebajn, shkkdranin e transferuar këtë verë në Slloveni.

Ibraimi gjatë karrierës së tij ka luajtur me, Mariborin, Olimpia Ljubjanën dhe Naftan, pastaj me Astanan në Kazakistan, Red Bull Salzburgun në Austri, Kaljarin në Itali dhe Eskishehirsporin në Turqi.

Share: