Zllatan Ibrahimoviç ishte i lidhur me një transferim në SHBA tek La Galaksi,por ka qënë vetë presidenti i klubit amerikan Kris Klain në një intervistë për mediat britanike që ka deklaruar se suedezi do që të qëndrojë në Europë.

“Kemi marrëdhënie mjaft të mira në Ibrahimoviçin. Ai e do klubin tonë dhe Los Anxhelosin. Ne gjithashtu jemi të interesuar për të, por unë besoj se për momentin ai do të qëndrojë në Evropë“, tha Klain.

Suedezi është i lidhur me një rikthim tek Junajtid pasi Murinjo deklaroi se e kishte derën e hapur nëse do që të rikthehet,por Ibra deri në dhjetor do jetë jashtë fushe për shkak të dëmtimit që pësoi në gjysmëfinalen e Europa Ligës kundër Anderlehtit.

Share: