Zllatan Ibrahimoviç do të jetë mungesa e madhe e sfidës Suedi-Itali për një vend në Kupën e Botës, pasi sulmuesi i famshëm është tërhequr nga kombëtarja, por gjithashtu është i dëmtuar, edhe nëse do të dëshironte të kthehej. Ish-ylli i Juventusit, Interit e Milanit në Itali analizon sfidën mes nordikëve dhe Italisë dhe mendon se vëllezërit e tij kanë një avantazh: “Kur isha unë, të gjithë prisnin të fitonim Botërorin apo Europianin, ndërsa tani Suedia është më e qetë, presioni është ulur ndjeshëm dhe kjo mund ta ndihmojë”.

Sipas Ibras, Verrati mund të jetë lideri i madh i Italisë në të ardhmen: “Asnjë nuk është më i fortë se ai, por i duhet gjetur vendi për t’i marrë maksimumin, duke e vendosur në një skemë si PSG, ku luan në qendër të mesfushës me detyra mbrojtëse”.

Natyrisht, Suedi-Itali kthen në kujtesë Suedi-Danimarkë të vitit 2004, kur barazimi 2-2 eliminoi Italinë dhe u fol për komplot, pasi ishte rezultati që eliminonte axurrët, por Ibra mohon gjithçka: “Në mentalitetin tim nuk ekziston një gjë e tillë, kush më njeh e di që nuk i pranoj këto gjëra”.

Share: