Trajneri i Mançester Junajtid Zhoze Murinjo ka deklaruar bujshëm se Zllatan Ibrahimoviç mund të firmosë sërish për “Djajtë e Kuq”, pas përfundimit të kontratës në qershor.

Sulmuesi 35-vjeçar u la i lirë në fund të sezonit, për shkak të dëmtimit të rëndë në gju, që mund ta mbajë jashtë deri në fund të vitit, por tani Murinjo i hap derën: “Nëse vendimi i tij është të presë deri në dhjetor për të gjetur ekip të ri, atëherë pse të mos presim edhe ne? Flasim sërish në fund të vitit”.

Murinjo ka zbuluar se pret edhe dy përforcime këtë verë, pas blerjes së qendërmbrojtësit Viktor Lindelof nga Benfika dhe sulmuesit Romelu Lukaku nga Evertoni, duke shpenzuar në total 106 milionë sterlina. Tani sytë janë të mesfusha, me emra si Nemanja Matic, Ivan Perishiç e Eric Dajer që janë kthyer në objektiva seriozë.

Share: