Elseid Hysaj ka dalë në Supersport menjëherë pas ndeshjes me Italinë dhe pranoi se ekipe si të “Kaltrit” të mundin me një rast të vetëm, sikurse ndodhi në stadiumin “Loro Boriçi”.

Mbrojtësi shkodran foli edhe për duelet e tij me Lorenco Insinjen, shokun e tij të skuadrës te Napoli, si dhe një rast në fund të takimit, ku Hysaj vendosi të gjente vetë kuadratin e jo të shërbente për Ahmetin.

“Po luanin shumë mirë deri në momentin e golit. Por ky është futbolli dhe kundërshtarë të këtij niveli ndëshkohesh”.

“Insinje? Më mirë si shok skuadre, këtë vit është rritur shumë dhe këtë po e tregon edhe në skuadër”.

“E pashë Ahmetin që ishte aty, por ishte një ndjesi e imja për të goditur në portë. Shpresojmë të rrisim nivelin, pasi po pësojmë disa gola…”.

Share: