Elseid Hysaj ka mbërritur në Tiranë duke përcjellë euforinë e fitores së fundit 3-2 ndaj Empolit të Frederik Veselit mesditën e së dielës. Mbrojtësi shqiptar që luan te Napoli foli për mediat pas daljes nga aeriporti i Rinasit, ku foli për ndeshjen ndaj Italisë, teksa për Top Channel u shpreh:

Duhen pikë sepse po nuk morëm as këtu pikë do bëhet shumë e vështirë. Shpresoj që të vijnë të gjithë shqiptarët, siç bëjnë gjithmonë të na mbështesin. Besoj se do të futemi në fushë me një mendim që mund ta mundim edhe ne Italinë. Kështu që duhet të futemi në fushë të qetë, të luajmë lojën tonë dhe të shohim në fund çfarë do të ndodh”, thotë Hysaj.

Dueli brënda ndeshjes me shokun e skuadrës te Napoli, Insinje: “Me Lorenzo Insinjen kemi bërë shaka rrugës edhe kur ishim në Napoli. Ne do të luajë kundra sepse atij i takon të luajë në krahun tim. Kur të vijë ndeshja dhe do të shohim nëse do të luajmë. Do të jetë një ndeshje e bukur si për mua ashtu edhe për atë. Pas ndeshjes tani i thash nuk do flasim më bashkë se jemi kundërshtarë. Po janë gjera futbolli të bukura këto”, shprehet mbrojtësi i kombëtares.

Hysaj optimist për ndeshjen, ku pret një rezultat pozitiv: “Besoj qe Palermo do te jete pak larg, por mund të arrijnë në disa mënyra ata që duan ta shohin ndeshjen. Dhe besoj do të jenë të shumtë ata që do ta bëjnë”, thotë shkodrani.

Share: