Pas fitores së Armando Dukës në zgjedhjet e fundit për kreun e FSHF-së në garën përballë Bashkim Finos dhe Shpëtim Halës, menjëherë në zyrat e FSHF-së kanë mbërritur urimet.

Urimet më të rëndësishme janë ato të ardhura nga UEFA dhe FIFA, të cilët kishin edhe përfaqësuesit e tyre në ditën e zgjedhjeve të zhvilluara në Durrës.

Por, urime të panumërta kanë ardhur edhe nga shumë homologë të tij, nga federata të ndryshme botërore. Nuk kishte si të mungonte mes tyre edhe urimi i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Por ajo që bie në sy në këtë urim është gjuha e përdor. Edhe pse dy shtete shqiptare dhe në të dy vendet gjuha shqipe është gjuha zyrtare, urimi nuk vjen shqip.

Bën habi se Vokrri urimin e tij ndaj homologut shqiptar Duka e bën në anglisht. Fatkeqësisht edhe kjo na duhej.

Urimi ka mbërritur qysh në datën 8 shkurt, por më pas i shfaqur edhe në sajtin zyrtar të FSHF-së, ku është bërë edhe ‘’përkthimi’’ i tij.

‘’Në emrin tim personal dhe të FFK-së, lejomëni t’iu uroj për rizgjedhjen si president e Federatës Shqiptare të futbollit. Në këtë pikë, dëshiroj të konfirmoj edhe njëherë gatishmërinë tonë për një bashkëpunim të mëtejshëm’’ – shprehet ndër të tjera, Vokrri në letër.

 

 

27752588_221375571768884_5973148464065399271_n

Share: