Ditët e fundit presidenti amerikan Donald Tramp ka qenë në Itali, është takuar me Papën dhe kja qenë i shoqëruar nga bashkëshortja aktuale Melani dhe nga e bija nga bashkëshortja e parë, Ivanka.

Ivanka Tramp, njëkohësisht asistente e presidentit, është bërë protagoniste e një gabimi komik, sepse pas takimit me Papën, në restorantin roman “Le Cave di Sant’Ignazio” ka parë të varur në mur një foto të ish-futbollistit legjendar të Lacios Xhorxho Kinalia dhe ka pyetur: “Si quhet ky Shenjtor?”.

Nuk kishte faj, pasi Kinalia ishte fotografuar në një moment me duart nga qielli duke festuar një gol, ndërsa në mur pranë tij ishte edhe kryqi me Krishtin, si dhe fotoja e Padre Pios.

Share: