Teuta u mund nga Partizani në një ndeshje ku durrsakët i patën fatet e saj në dorë. Goli i shënuar nga Dosti u zhvlerësua nga golat e Trashit dhe Sukajt, ndërkohë që Lena kishte mundësinë në pjesën e parë të dyfishonte shifrat me penallti.

Gjithsesi të kuqtë fituan në fund, ndërsa te Teuta po bëjnë bilancin dhe llogaritë nuk dalin aspak mirë, pasi veç humbjes, në ndeshjen e radhës do të kenë edhe dy mungesa.

Ardit Shehaj dhe Anel Dediç u ndëshkuan me kartonë të kuq dhe nuk do të jenë në sfidën e së hënës me Kukësin, duke bërë që trajneri Magani të kondicionet në zgjedhjet e tij.

Me probleme gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe edhe sulmuesi Onieka Osemene, që mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Share: