Pas humbjes ndaj Besës së Kavajës, ekipi Kombëtar Shpresa ka pësuar një humbje të thellë po ditën e sotme. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi u mposht nga Erzeni me shifrat 0-5, në një ndeshje ku trajneri i kuqezinjve aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët në dispozicion.

Ndërkohë, Erzeni e vlerësoi maksimalisht ndeshjen duke bërë detyrën ndaj Shqipërisë U 21 dhe i shënoi plot 5 herë. Lleshi me një dopietë dhe golat e Rejnaldo Troplini e Euxhenjo Troplini i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Dorian Bubeqi.

Kjo ishte humbja e dytë për Shpresat kuqezi në ditën e sotme, teksa trajneri Bushi është duke provuar një seleksion lojtarësh nga futbolli shqiptar për të parë nga afër elementët që mund të afrohë në eliminatoret për Europianin e ardhshëm.

Share: