Kukësi i sivjetshëm po zhgënjen shumë, teksa dje u mund nga skuadra e Egantias në ndeshjen e parë të Kupës. 1-0 që në fillim dhe kampionët nuk arritën të reagonin e të gjenin as golin e barazimit.

Dy pesha të rënda në sulm, Bakaj e Alijev, nuk arrijnë të shënojnë. Në tri ndeshje verilindorët kanë shënuar vetëm një gol dhe atë me penallti.

Pas humbjes me Egnatian, Milinkoviç mes të tjerave ka deklaruar: “Për humbjen e sotme (dje) dhe asaj të mëparshme me Tiranën lojtarët do të japin llogari tek ne dhe paralajmëroj se do të ketë dhe penalitete. Në media është folur shumë se presidenti Gjici nga ana e tij vë në presion nga rezultatet skuadrën, por është krejt e kundërta, pasi nga Safet Gjici kemi pasur gjithmonë mbështetje të pakursyer. Presioni është krijuar nga dy humbjet në tre ndeshjet që kemi zhvilluar”.

Kupa e Shqipërisë – Turi i parë

Egnatia – Kukësi 1-0
Shënues: Bakiasi 14’

Kukësi: Koci, Idrizi, Memini, Rrumbullaku, R. Hoxha, Musolli, Koldashi (Kërkotiç 46’), Ethemi (Joti 84’), A. Peposhi (Guri 46’), Bakaj, Alijev.

Share: