Pas një buje të madhe në ndërtimin e ekipit, Gani Sejdiu nuk do të jetë më trajner i Besës në Superligën e Kosovës. Trajneri ka dhënë dorëheqjen nga ekipi pejan menjëherë pas humbjes së pësuar ndaj Trepça ’89 me rezultatin 2-3.

Sejdiu ka dhënë menjëherë dorëheqjen, duke parë që klubi ka dalë jashtë objektivave në kampionat ku nuk lufton më për titullin kampion edhe pse bëri një super merkato në fillim të sezonit.

Tashmë shpëtimi i vetëm i Besës së Pejës mbetet Kupa e Kosovës, ku në çerekfinale do të përballet me Prishtinën e cila gjithashtu shpëtim ka këtë trofe.

Share: