Pas humbjes së djeshme kundër Skënderbeut, trajneri i Kairatit Kakaber Chadaxe, ka dhënë dorëheqjën ditën e sotme raporton sport.kz. Mesa duket kazaku nuk e ka gëlltitur dot humbjen ndaj korçarëve dhe sot ka dorëzuar dorëheqjen tek drejtuesit e Kairatit.

Ndërsa për këtë familje, Shqipëria mund të konsiderohet edhe ters, pasi edhe sulmuesi i Flamurtarit i cili u afrua dy sezone më parë, Baçana Chadaxa i cili kishte një sezon me 1000 probleme, me paga të prapambetura dhe me një bilanc prej 4 golash në 11 ndeshje, rezulton të jetë djali i ish-trajnerit të Kairat Almatit.

Share: