Kombëtarja e Futsallës do të ketë në përbërje të saj edhe një brazilian, lajm që është bërë i ditur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, që në faqen e vet zyrtarë në “Facebook” shkruan: “JULIO CESAR, Marinho de Mello është edhe futbollisti brazilian që është tashmë i natyralizuar si shqiptar dhe i bashkohet që sot skuadrës kombëtare të futsallës në përgatitjet e saj në Prishtinë. Ai është sulmues i datëlindjes 1990 dhe ka marrë që prej ditës së djeshme pasaportën nga ana e Presidentit të Republikës, i cili menjëherë ka firmosur dhënien e nënshtetësisë për këtë brazilian, që do të jetë një forcë më shumë në skuadrën e drejtuar nga Erind Resuli. Siç e shikoni edhe në foto, ai ka udhëtuar menjëherë drejt Prishtinës, ku që nga sot do të stërvitet me ekipin. Pritshmëritë për rezultate pozitive janë edhe në këtë raund eliminator të kombëtares së futsallës. Futbollisti 27-vjeçari ka pranuar të luajë me ngjyrat e Shqipërisë në këtë kompeticion ndërkombëtar shumë të rëndësishëm, për vetë hovin e kësaj skuadre, që pas kualifikimit nga turi paraeliminator në Varna, ku fitoi me skuadra si Anglia e Bullgaria.

julio-cesar

Share: