Tani është zyrtar. Dik Advokat është trajneri i ri i Holandës. Ky lajm ishte bërë publik qysh ditën e djeshme, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi ashtu siç kishin lajmëruar edhe mediat holandez, apo edhe agjenti i trajnerit.

Dik Advokat aktualisht ishte trajneri i skuadrës së Fenerbaçes në Turqi, por e braktisi atë post porsa iu ofrua pankina e Kombëtares së “Tulipanëve”. Kjo është e tretë që trajneri 70 vjeçar ulet në pankinën e Holandës.

Më parë ai e ka drejtuar atë në vitet 1992-1994 dhe në vitet 2002 – 2004, por tani rikthehet të marrë Holandën në një moment kritik, ku rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Botërorin Rusi 2018.

Share: