Pas shkarkimit të Dani Blind dy muaj më parë, Përfaqësuesja e Holandës ka zgjedhur trajnerin e saj të ri. Sipas mediave vendase trajneri që do të drejtojë “Tulipanët” do të jetë ish- trajneri i Serbisë, Dik Advokat.

Aktualisht trajneri holandez është në drejtim të skuadrës së Fenerbaçes, por që do ta lërë këtë post pasi është mjaft i interesuar për të marrë drejtimin e Holandës, pavarësisht kjo e fundit është duke kaluar një krizë të madhe.

Ndërkohë, vetë përfaqësuesi ligjor i trajnerit ka bërë publik faktin se ditën e nesërme drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit kanë organizuar një konferencë për shtyp, por pa dhënë detaje nëse klienti i tij do të jetë apo jo trajneri i ri i Përfaqësueses së Holandës.

Dik Advokat shihet si njeriu që mund të nxjerrë nga kriza Holandën, e cila pas lënies jashtë në Europian rrezikon të mos kualifikohet edhe për Botërorin Rusi 2018.

Share: