Kosova U19 ia ka dalë të kualifikohet në Elite Round për kualifikueset e Europianit, pasi ka fituar sfidën e fundit në grup me Lituaninë.

Pas fitores me Izraelin, ky trepikësh ishte vendimtar për të zënë vendin e dytë në grup pas Austrisë. 19-vjeçarët e Kosovës fituan me rezultatin 3-0 dhe kishin të drejtën të festonin për arritjen e tyre historike.

Kryeziu ishte ai që hapi serinë e golave, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin 1-0 të Kosovës, ndërkohë që i njëjti lojtar me nisjen e pjesës së dytë dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 48-të.

Dy minuta më pas ishte Limani ai që realizoi golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi. 3-0 dhe Kosova kalon më tej.

Kosovë – Lituani 3-0
Shënues: Kryeziu 27’, 48’ (pen.), Limani 50’

Kosova: Gashi, Salihu, Dellova, Beka, Celina (Bytyqi 57’), Behrami, Dakaj (Kqiku 77’), Limani, Pajaziti, Kryeziu, Kastrati

Share: