Kishte ardhur momenti për të bërë edhe më mirë në Eurotur dhe kështu ka ndodhur. Eklent Kaçi ia ka dalë të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga austriaku Mario He, i pesti në renditjen e përgjithshme të Eurotureve.

Në Treviso të Italisë Kaço garonte prej dy ditësh dhe është ndalur një hap para finales. Fazën e parë të turneut e ka kaluar pa probleme, edhe pse u mund nga britaniku Mark Grei në raundin final të fazës së parë, por sërish u kualifikua dhe bëri më tej, duke u kualifikuar në 32 më të mirët.

Në atë fazë Kaçi mposhti Petri Makonen, finlandezin që e kishte të freskët disfatën me bilardistin kurbinas, i cili e mundi në finalen WPS Serie 4 para disa ditësh. Stojanoviç dhe serbi Pecejl ishin “viktimat” e radhës, për të kaluar në gjysmëfinale, në një ndeshje mjaft të fortë me Mario He, që përfundoi 9-7.

Ky ishte rezultati më i lartë i Kaçit në Eurotur, ndërkohë që në “Treviso Open” morën pjesë edhe Gentjan Gega, Admir Muho dhe Arjan Matrizi, i eliminuar nga He sikurse Kaçi.

FAZA E PARË

Winers Round 1
Ralf Mrnka (GER) 0-9 Gentjan Gega (ALB)
Aiman AL-Medara (KSA) 3-9 Eklent Kaçi (ALB)
Arjan Matrizi (ALB) 9-5 Theodore Thomas (GRE)
Daniel Tangudd (SWE) 9-4 Admir Muho (ALB)
Losers Round 1
Admir Muho (Walk over)

Winers Round 2
Wiktor Zielinski (POL) 9-6 Gentjan Gega (ALB)
Georg Hoeberl (AUT) 4-9 Eklent Kaçi (ALB)
Arjan Matrizi (ALB) 1-9 Fedor Gorst (RUS)
Losers Round 2
Ivar Saris (NED)  9-0  Admir Muho (ALB)
Losers Round 3
George Antonakis (GRE) 5-9 Gentjan Gega (ALB)
Alessandro Torrenti (ITA) 8-9 Arjan Matrizi (ALB)

Winners Qualification
Mark Gray (GBR) 9-7 Eklent Kaçi (ALB)

Losers Round 4
Wojciech  Sroczynski (POL) 9-5 Gentjan Gega (ALB)
Arjan Matrizi (ALB)  9-7 Lefteris  Georgiou (CYP)
Losers Qualification
Evgenii Buslaev (RUS) 2-9 Eklent Kaçi (ALB)
Arjan Matrizi (ALB) 6-9 Mario He (AUT)

FAZA E DYTË

Last 32
Petri Makkonen (FIN) 2-9 Eklent Kaçi (ALB)
Last 16
Eklent Kaçi (ALB) 9-2 Philipp Stojanoviç
Çerekfinalet
Aleksa Pecelj (SRB) 4-9 Eklent Kaçi (ALB)
Gjysmëfinalet
Mario He (AUT) 9-7 Eklent Kaçi (ALB)

Share: